Ministria e Infrastrukturës i ka ndarë afro 10 mijë euro për analizën testuese të urës së Ibrit, për të vlerësuar kapacitetet e qarkullimit të automjeteve dhe kamionëve.
“Përcaktimin e kapacitetit mbajtës të strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër në Mitrovicë, me ngarkesa testuese” , thuhet në kontratën e publikuar nga ministria në E-prokurim.
Vlera e saktë e kësaj kontrate është 9 mijë e 640 euro.
Kryeministri Albin Kurti ditë më parë ka paralajmëruar se ura do të hapet për qarkullimin e automjeteve, ani se një gjë e tillë nuk është mbështetur nga ambasadorët e vendeve perëndimore. /Gazeta Enigma