Për sulmin e ndodhur para pak ditësh në Ibër-Lepenc, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë.
Kjo ministri ka dënuar sulmin terrorist të 29 nëntorit, ku u dëmtua rëndë infrastruktura kritike e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, këta të fundit thonë se akti kriminal ishte sulm i neveritshëm, ndërsa ka mirëpritur ndihmën e ofruar nga KFOR-i dhe EULEX-i.
“Italia dënon sulmin e neveritshëm në kanalin ujor në Zubin Potok, një infrastrukturë e rëndësishme kritike e vendit. Mirëpresim ndihmën e shpejtë të ofruar nga KFOR-i dhe EULEX-i. Autoriteteve dhe popullit të Kosovës, të cilëve u shprehim solidaritetin tonë”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. /Gazeta Enigma
Ministria e Jashtme e Italisë e dënon sulmin në veri, e quan e të neveritshëm
