Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka dhënë tenderin një kompanie gjermane për zhvillimin e masterplanit për kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.
Tenderi në vlerë 7,890,000 eurosh është fituar nga kompania “Gerber Architekten International GmbH”.
Këtë e bëri të ditur gazetari Uran Haxha, i cili tha se kjo kompani është mjaft prestigjioze me projekte në gjithë botën.
“Afro 8 milionë € për “Adem Jasharin” Pasi si gazetar para disa vitesh e kam përcjell zhvillimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Pekaz, dhe kam raportuar për dëmtimet dhe gjithë procesin dikur për restaurim, sot e pash zhvillimin e fundit pasi vazhdoj me e përcjell me interes se çka do të ndodhë. Sot është dhënë tenderi për zhvillimin e masterplanit për këtë kompleks. Tenderi është në vlerën e 7,890,000 eurosh dhe e ka fituar “Gerber Architekten International GmbH” nga Gjermania. Shpresojmë të bëhet si duhet!”, shkroi Haxha në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma