Filmi “Zgjoi” që tregon historinë e grave të Krushës e që refuzojnë t’i dorëzohen luftës dhe marin në dorë fatin e jetës së tyre me punën që e krijojnë për veten dhe fëmijët, tani është duke garurar edhe në edicionin e 66-të “Valladolid International Film Festival” në Spanjë.
Kështu ka bërë të ditur edhe Ministria e Kulturës, nëpërmjet një postimi në facebook, duke treguar po ashtu se Blerta Basholli dhe Yllka Gashi po inspirojnë shoqërinë tonë me punën e tyre.
Postimi i plotë:
“Zgjoi” fiton dy çmime të reja, kësaj radhe në Spanjë
Në kinematografinë kosovare po shkruhet histori e re.
Filmi “Zgjoi” nga Blerta Basholli mori dy çmimet kryesore në edicionin e 66-të të “Valladolid International Film Festival” në Spanjë.
Yllka Gashi është zgjedhur aktorja më e mirë ndërsa “Zgjoi” ka fituar çmimin “Fundos”.
Filmi që tregon historinë e vërtetë të grave të Krushës të cilat refuzojnë t’i dorëzohen tragjedisë së luftës, por marrin në dorë fatin e jetës së tyre dhe me punën e tyre krijojnë një jetë të re për veten dhe familjet, tashmë po i prezentohet gjithë botës.
Storja e tyre po tregohet nga dy gra që po na bëjnë krenarë të gjithëve. Regjistorja Blerta Bashollidhe Yllka Gashi që po inspirojnë shoqërinë tonë me punën e tyre.
Shumë urime dhe suksese tutje!”/Gazeta Enigma/