Ministria e shëndetësisë së Gazës tha në një deklaratë të mërkurën se 471 palestinezë u vranë dhe më shumë se 314 u plagosën në spitalin Al-Ahli al-Arabi në veri të Rripit të Gazës në shpërthimin e natës së kaluar.
Sipas Reuters, zëdhënësi Ashraf Al-Qidra e quajti atë një “masakër izraelite”.
Zyrtarët palestinezë kanë fajësuar një sulm ajror izraelit për shpërthimin në spital. Izraeli ka thënë se shpërthimi është shkaktuar nga një lëshim i dështuar i raketës nga grupi militant Palestinez Xhihadi Islamik, i cili ka mohuar fajin.