Më shumë se 40,000 palestinezë janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi luftën e tij kundër Hamasit pas sulmit më 7 tetor.
Këtë e bëri të ditur ministria e shëndetësisë në Gaza, ku kanë thënë se numri i vdekjes gjatë 24 orëve të fundit ka shkuar deri në 40, ndërsa që nga fillimi i luftës, shifra e përgjithshme e viktimave është 40,005.
Ata kanë pohuar se nga ky numër shumica e të vdekurve janë gra dhe fëmijë, kurse më shumë se 92,401 janë lënduar.
Zyrtarët ushtarakë izraelitë kanë fajsuar Hamasin për përdorimin e civilëve si “mburoja njerëzore”, raporton CNN.
Bëhet e ditur se pas shumë sulmeve të drejtë për drejta, diskutimi për armë pushim ndërmjet dy vendeve ka filluar.