Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Numri i të vdekurve e ka kaluar shifrën 10,000

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Numri i të vdekurve e ka kaluar shifrën 10,000

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se numri i të vdekurve në këtë enklavë e ka kaluar shifrën prej 10,000 pas katër javësh luftë me Izraelin. 

Shifrat e përditësuara u publikuan pas një nate tjetër sulmesh intensive në Gaza gjatë një ndërprerjeje të komunikimit. 

Ndërkohë, administrata e Biden pret që më shumë ndihma humanitare të fillojnë të rrjedhin në Gaza brenda disa ditësh, ka deklaruar Sekretari i Shtetit Antony Blinken gjatë një konference për shtyp në Ankara, Turqi, të hënën, teksa po e përfundon një turne të stuhishme në Lindjen e Mesme, i dyti i tij që kur ka nisur lufta e Izraelit në Gaza.

Blinken ka thënë gjithashtu se është optimist se së shpejti do të ketë lëvizje në përpjekjet e SHBA-së për ta shtyrë Izraelin të zbatojë “pauza humanitare” në Gaza, megjithëse Izraeli deri më tani ka refuzuar të pajtohet me to.

Related Articles