Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Sulmi izraelit në një tendë vrau 12 persona

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Sulmi izraelit në një tendë vrau 12 persona

Të paktën 12 palestinezë duke përfshirë fëmijë u vranë në një sulm ajror që goditi një tendë plot me njerëz të zhvendosur në Gazën jugore, thotë

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se të paktën 12 palestinezë duke përfshirë fëmijë u vranë në një sulm ajror që goditi një tendë plot me njerëz të zhvendosur në jug të Gazës.

Bëhet e ditur se sulmi ndodhi në zonën bregdetare Al-Maëasi, në perëndim të qytetit Khan Younis.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se që nga fillimi i luftës janë vrarë gjithsej 32 mijë e 414 njerëz në Gaza.

Related Articles