Dhjetë zjarrfikës kanë humbur jetën pas një sulmi izraelit i cili goditi një qendër të zjarrfikësve në Libanin jugor.
Kështu kanë njoftuar nga Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Zjarrfikësit ishin në ndërtesën në qytetin e Baraachit “duke u përgatitur për t’u nisur në misionet e shpëtimit” përpara se sulmi të shkatërronte ndërtesën, tha ministria.
Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se ende janë duke hequr mbeturinat nga stacioni i shkatërruar, raporton CNN, transmeton Gazeta Enigma
Ministria e Shëndetësisë në Liban: Sulmi izraelit vrau 10 zjarrëfikës
