Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë, në bazë të rasteve me koronavirus.
Lista që do përditësohet çdo një javë, paraqet vendet ku ka rrezikshmëri të lartë nga pandemia e koronavirusit.
Listës i prin shteti i Izraelit, pas tij Qipro, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar, SHBA’të, Franca, Spanja, Irlanda, Turqia, Islanda, Greqia, Portugalia, Maqedonia e Veriut, Estonia dhe Lituania.
E në mesin e shteteve që paraqesin rrezikshmëri të lartë janë edhe Zvicra, Danimarka, Serbia, Belgjika, Holanda, Italia, Bullgaria, Austria dhe shtetet e tjera.
Para 3 ditësh Qeveria ka miratuar masat e reja ku ndër të tjera thuhet se qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprociteti.
Më poshtë gjeni listën e plotë të publikuar nga kjo ministri: