Ministria ndanë 2 milionë € për linja hekurudhore

Ministria ndanë 2 milionë € për linja hekurudhore

Është nënshkrur marrëveshja në mes të MMPHI dhe Infrakos, për Financimin e Projekteve të dizajnimit preliminar të linjave hekurudhore, raporton Gazeta Enigma.

Kjo është bërë e ditur nga ministri, Liburn Aliu.

Fushë Kosovë – Klinë – Pejë; si dhe Klinë – Prizren, janë linjat që përfitojnë nga kjo marrëveshje.

“Pas përfundimit të TOR-it nga INFRAKOS, MMPHI ka siguruar buxhetin prej 2M€ për financimin e dizajnit preliminar, me qëllim të funksionalizimit dhe rehabilitimit të dy linjave hekurudhore, për ti bërë të sigurt, përfshirës, të qëndrueshëm nga ana mjedisore e sociale si dhe të ndërlidhura me njëra tjetrën”, ka njoftuar Aliu. 

Po ashtu, nënshkruam marrëveshjen për Financimin e Projektit të Sigurimit të Vendkalimeve në Hekurudha.

“Marrë parasysh aksidenteve të shkaktuara, në veçanti me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik, nënshkruam marrëveshjen për Sigurimin e Vendkalimeve në Hekurudha. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të financojmë shumën prej 1.3M€, kështu për të rritur sigurinë hekurudhore dhe modernizimin e infrastrukturës hekurudhore”, njoftoi ministri. /Gazeta Enigma

Related Articles