Ministria e Ekonomisë në Kosovë ka bërë të ditur se afati i aplikimit në thirrjen publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët Faza 1 është mbyllur me 12 tetor.
Në një përgjigje për Klan Kosovën ata thanë se mbyllja është bërë pasi numri i aplikimeve ka shteruar shumën e paraparë për këtë thirrje prej 6 milionë eurosh.
“Afati i aplikimit në Thirrjen publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët Faza 1 është mbyllur me 12 tetor 2022 pasi numri i aplikimeve ka shteruar shumën e paraparë për këtë thirrje prej 6 milionë euro. Kjo është bërë duke supozuar që të gjithë personat që kanë aplikuar do të subvencionohen me shumën maksimale të pajisjes”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Për Klan Kosovën, kjo ministri ka treguar edhe sa persona kanë aplikuar për secilën pajisje.
Pompë termike 1 mijë 313.
Inverter 2 mijë 656 .
Kaldaja me biomasë 816 .
Stufa me biomasë 1 mijë 207 .
Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se në fazën e parë kanë aplikuar gjithsej 5 mijë e 992 qytetarë dhe se vlera e dismbursuar deri më tani është mbi 800 mijë euro
” Deri tani Komisionet përkatëse kanë verifikuar mbi 1200 aplikacione, të cilat tashmë janë proceduar për pagesa. Vlera e dismbursuar deri më tani është mbi 800 mijë euro”, thuhet tutje në përgjigjen e ministrisë.