Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është takuar me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ku edhe është diskutuar për problemet e arsimit në Luginë.
“Nxënësit e Luginës së Preshevës, ballafaqohen me sfida të shumta, ndaj ofrova mbështetjen time për t’u dal në ndihmë atyre. Mustafi tregoi se ka probleme të shumta, ndër to dhe furnizimi i plotë i nxënësve me tekste shkollore dhe që diplomat universitare të Kosovës, nuk u njihen studentëve atje. Theksova faktin se do të angazhohemi për një zgjidhje e shpejtë, për përfshirje të nxënësve e mësimdhënësve në organizime të përbashkëta. Sigurisht se duhet dhe një bashkëpunim dhe kordinim me Republikën e Shqipërisë, sidomos në lidhje me tekstet shkollore. Shumë shpejtë unë do ta vizitojë Luginën e Preshevës. Përkrahjen prej nesh do ta keni çdoherë” ka thënë ajo.