Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar hiç më pak se 214 mijë euro kursime në bankat komerciale të vendit.
E para e Ekonomisë së Kosovës ka deklaruar dy paga të rregullta dhe tri mëditje, të cilat e kapin shumën vjetore familjare prej mbi 30 mijë euro në vit.
Ajo poashtu ka deklaruar një veturë në vlerë prej 18 mijë euro dhe një banesë në vlerë prej 75 mijë euro dhuratë nga prindërit.