Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, njoftoi se ka pasur biseda telefonike me homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla, dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.
Në një postim në platformën X, Meinl-Reisinger tha se me Gërvallën diskutuan për perspektivën e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ajo theksoi se të gjitha palët duhet të angazhohen aktivisht në procesin e dialogut dhe të punojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen konstruktivisht në dialog dhe të avancojnë përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ky është çelësi për rrugën e tyre drejt BE-së!” – u shpreh ajo.
Në një postim tjetër, ministrja theksoi gjithashtu bisedën me ministrin serb, Gjuriq, duke diskutuar për mbështetjen që Serbia ka nevojë për të realizuar reformat e nevojshme në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.
Ajo theksoi rëndësinë e ruajtjes së shtetit të së drejtës dhe promovimit të një dialogu të vërtetë për të kapërcyer ndarjet në shoqëri.
“Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ky është çelësi për rrugën e tyre drejt BE-së,” – shkroi ajo.
Përveç kësaj, Meinl-Reisinger pati një takim me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timco Mucunski, për të diskutuar mbështetjen që Austria ka ofruar pas zjarrit të shpërthyer në Koçan të dielën e kaluar.