Kanadaja shpreson për një proces të shpejtë pranimi në NATO për Finlandën dhe Suedinë, pasi Finlanda edhe formalisht aplikoi për anëtarësim në aleancën veri-atlantike.
Kjo u tha nga Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly.
“Shpresoj se kjo mund të bëhet brenda javësh”, u tha ajo gazetarëve teksa mbërriti për ditën e dytë të bisedimeve me homologët e saj të NATO-s në Berlin.