Ministrja e Jashtme respekton vendimin e KPMShCK-së, e anulon konkursin e jashtëligjshëm

Ministrja e Jashtme respekton vendimin e KPMShCK-së, e anulon konkursin e jashtëligjshëm

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se do ta respektojë rekomandimin Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës në lidhje me konkursin për 32 zyrtarët diplomatik.

Kjo ministri ka barë me dije se ka anulua këtë konkurs, ashtu siç kishte kërkuar këshilli.

“Në zbatim të vendimit nr.52/2022 të datës 20.09.2022 të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, anulohet konkursi i datës 01.07.2022 me nr.prot 2436 për 32 (tridhjetë e dy) zyrtarë të misionit diplomatik, shpallur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.”, është thënë në njoftimin e MPJD-së.

Related Articles