Ministrja e Norvegjisë zbulon gjoksin në Paradën e Krenarisë

Ministrja e Norvegjisë zbulon gjoksin në Paradën e Krenarisë

Në Norvegji, u zhvillua ‘Oslo Pride’. Aktiviteti vendosi të shpërblejë ministren e Kulturës dhe Barazisë, Lubna Jaffery. Ministrja e re që mori detyrën një vit më parë, mori çmimin “Gay Mom 2024”.

“Mama” është një emërtim që zakonisht u jepet personaliteteve që mbrojnë publikisht të drejtat e komunitetit LGBTI dhe gjithashtu konsiderohen “idhuj” nga vetë ata.

“Unë e vlerësoj shumë marrjen e këtij çmimi këtë vit këtu në Oslo Pride. Është një nder i madh”, tha Jaffery.

Madje, ajo vendosi ta çojë një hap më tej falënderimet e saj, pasi në atë moment shihet në video teksa ngre këmishën dhe i tregon gjoksin publikut.

“Është e rëndësishme që të gjithë të ndihen të lirë. Nëse doni të meritoni një nder të tillë, duhet të jepni shpirtin tuaj dhe të mos e merrni veten kaq seriozisht”, tha ajo.

Kryeministri Jonas Gar Stere tha se ishte diçka shumë mirë që ministrja e Kulturës zgjodhi të tregojë gjoksin e saj në publik në një event.

“Lubna është një person me vetëbesim, me shpirt të lirë dhe i mrekullueshëm që ndjek me entuziazëm ngjarjet kulturore në të gjithë vendin. Kështu ka qenë edhe dje në Oslo dhe mendoj se kjo që ka bërë është absolutisht mirë”, tha kryeministri.

Related Articles