Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, sipas përllogaritjeve të dala nga raporti i deklarimit të pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsion për vitin 2022, del se ka një pasuri të paluajtshme mbi 125 mijë euro në pronësi të saj.
Ministrja ka deklaruar në AKK se posedon një truall me shtëpi banimi në vlerë 100 mijë euro, po ashtu tokë pyjore në vlerë 10 mijë euro dhe tokë bujqësore në vlerë 15 mijë euro.
Gërvalla posedon edhe një veturë të tipit Toyota Avensis në vlerë 8 mijë euro.
Sipas raportit të deklaruar në AKK, ministrja e Jashtme e Kosovës bashkë me burrin dhe fëmijët kanë afër 7 mijë euro para të gatshme nëpër institucione financiare.
Ministrja Gërvalla ka dekaruar 57 mijë e 870 euro si të hyra vjetore të saj nga paga që merr nga Qeveria, nga të ardhurat e saj në Gjermani. Në këtë shumë ka përfshirë edhe një dhuratë 700 euro dhe meditjet në vlerë 7 mijë e 770 euro.
Burri i saj, që punon në Bundestagun gjerman, po ashtu ka të hyra të majme vjetore, 53 mijë e 968 euro .
Të dy bashkë arkëtojnë mbi 110 mijë euro në vit.