Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar kongresistin William Keating me të cilin ka diskutuar për zhvillim ekonomik.
Sipas komunikatës për medie, rritja rekorde ekonomike dhe zhvillimi i qëndrueshëm në Kosovë, bashkëpunimi ekonomik dhe mbështetja e ShBA-ve në transformimin e burimeve të energjisë si dhe fuqizimi i rolit të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, ishin në fokus të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati me kongresistin demokrat William Keating, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington.
“Gjatë takimit Ministrja Gërvalla e njoftoi kongresistin amerikan Keating rreth veprimeve të Republikës së Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsionit, informalitetit dhe shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e vendit. Ministrja Gërvalla dhe kongresisti Keating folën edhe rreth propagandës ruso-serbe, dezinformimit dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.