Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht, do ta vizitojë Kosovën ditën e sotme, raporton Gazeta Enigma.
Lambrecht do të pritet nga kryeministri Kurti.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se takimi do të fillojë në ora 16:00.
Ministrja gjermane ka zhvilluar edhe takime në Bosnje e Hercegovinë si dhe me komandantin e forcave paqeruajtëse (EUFOR), Anton Wessely.
Fokusi i këtyre takimeve është situata politike, siguria në Evropë dhe impaktin në Ballkanin Perëndimor./ GazetaEnigma