Ministrja Nagavaci flet për ndërtimin e çerdheve: U tentua bojkotimi i ndërtimit të tyre

Ministrja Nagavaci flet për ndërtimin e çerdheve: U tentua bojkotimi i ndërtimit të tyre

Gjatë seancës së kuvendit, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur rreth ndërtimit të çerdheve në të gjithë territorin e Kosovës.

Nagavci është shprehur se kryetarët e komunave e subjekte politike kanë tentuar të bojkotojnë ndërtimin e tyre.

“Në momentin që i kemi planifikuar 160 çerdhe, ndonëse ju kemi njohur, megjithatë ka qenë e vështirë e imagjinueshme që kryetarë të komunave, subjekte politike, do të bojkotojnë ndërtimin e këtyre çerdheve, vetëm për të thënë se Lëvizja nuk po e realizon premtimin e vet. Kemi vendosur gurthemelin te çerdhja te Medresjea, dhe kemi pritur për dy vjet për tu na lëshuar leja që të vazhdojmë me ndërtimin. Kemi dërguar letër formale, ku kemi kërkuar të na sigurojë lejen e ndërtimit. Nuk ka pasur asnjë reagim”, tha ministrja. /Gazeta Enigma

Related Articles