Ministrja Nagavci: Arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës është prioritet i ynë qeverisës

Ministrja Nagavci: Arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës është prioritet i ynë qeverisës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, së fundmi është shprehur se rsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës është prioritet qeverisës.

Këto deklarime, Nagavci i ka bërë përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Krahas politikave arsimore, Nagvaci ka potencuar se po përmirësohet edhe infrastruktura shkollore.

“Arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës është prioritet i ynë qeverisës. Krahas politikave arsimore, po përmirësojmë edhe infrastrukturën shkollore. Përuruam sot sallën e Edukatës Fizike në SHFMU “Mazllum Këpuska”, në Gjakovë me sipërfaqe 400m². Vlera e kontratës për ndërtimin e kësaj salle është 235,226.55 euro si dhe 60 mijë euro për pajisje sportive.  Si Ministri po punojmë me shumë përkushtim në mënyrë që të përmirësojmë gjendjen në arsim në të gjitha nivelet”, ka shkruar ministrja në Facebook./Gazeta Enigma

Related Articles