Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit po i kthehet normalitetit, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook Rizvanolli ka bërë të ditur se qysh mbrëmë ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës së Jugut, Veriut dhe Zveçanit.
“Furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi terrorist në kanal të Ilbër Lepencit po kthehet në normalitet! Mbrëmë në orët e vona ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit”, ka shkruar Ministrja e Ekonomisë.
“Sot, uji tashmë është lëshuar për në fabrikat e ujit të Drenasit dhe Shkabajt për trajtim dhe ka filluar furnizimi i rregullt i qytetarëve në Skenderaj. Brenda pak orësh pritet të normalizohet furznimi për qytetarët e Drenasit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit”, ka shkruar ajo./Gazeta Enigma/