Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vizituar sot njësitë e Termocentralit Kosova B, remontet dhe revizionet e të cilave kanë përfunduar.
Pas kësaj vizite, Rizvanolli thotë se janë kryer një serë riparimesh, për të siguruar më mirë operimin gjatë muajve të sezonit dimëror.
“Të dy njësitë gjeneruese B-1 dhe B-2 përgjatë gjithë dimrit do të jenë në prodhim sipas planifikimit aktual. Gjithashtu, sipas planit të Bilancit Vjetor të Energjisë Elektrike, në TC Kosova A, janë realizuar remontet dhe revizionet e rregullta vjetore në njësitë A-3 dhe A-5. Ndërkohë, në njësinë A-4 është duke u realizuar remonti i rregullt vjetor, i cili do të jetë i gatshëm për operim në javën e parë të muajit dhjetor”, ka thënë mes të tjerash Rizvanolli.