MINT deklarohet për aksionin ku u mbyllën 13 qendra masazhi

MINT deklarohet për aksionin ku u mbyllën 13 qendra masazhi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook kanë njoftuar janë mbyllur 13 Operatorë Ekonomikë në mungesë të pëlqimit sanitar, shkruan Gazeta Enigma.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes Inspektoratit të Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz (DKKO) dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), më 15 dhe 16 mars 2022 kanë realizuar kontroll në qendra të ndryshme të masazheve, me ç’rast kanë inspektuar 57 qendra masazhi me veprimtari mirëmbajtje trupore.

Inspektorët e tregut kanë mbyllur 13 Operatorë Ekonomikë në mungesë të pëlqimit sanitar dhe janë shqiptuar 13 aktvendime gjobë për parregullësitë e evidentuara.

Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese./Gazeta Enigma/

Related Articles