Miqësia me Ramën, Vuçiq: Kemi nisur ta ndryshojmë trashëgiminë e keqe politike me Shqipërinë

Miqësia me Ramën, Vuçiq: Kemi nisur ta ndryshojmë trashëgiminë e keqe politike me Shqipërinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë nisur ndryshimin e trashëgimisë së keqe politike.

Vuçiq në një konferencë të përbashkët për media me Ramën tha se pas një dekade heshtjeje në marrëdhëniet mes Serbisë e Shqipërisë, mes serbëve dhe shqiptarëve, “ishim ne të dy ata që filluam ta ndryshonim trashëgiminë e keqe politike”.

“I urova mirëseardhje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Mendoj se pas një dekade heshtjeje në marrëdhëniet mes Serbisë e Shqipërisë, mes serbëve dhe shqiptarëve, ishim ne të dy ata që filluam ta ndryshonim trashëgiminë e keqe politike dhe mendoj se kemi treguar rezultate konkrete se kombet tona mund të ecin përpara dhe të bashkëpunojnë”, ka thënë Vuçiqi .

Related Articles