Miratimi i ‘Rezolutës së Hagës’, Gruda: Hap i rëndësishëm për të mbrojtur çlirimtarët

Miratimi i ‘Rezolutës së Hagës’, Gruda: Hap i rëndësishëm për të mbrojtur çlirimtarët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda është shprehur i lumtur për miratimin e “Rezolutës së Hagës”.

Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, Gruda tha se miratimi i kësaj rezolute është hap i rëndësishëm për të mbrojtur çlirimtarët që po gjykohen në Hagë,

“Mendoj që është bërë mirë që është votuar në këtë formë. Teksti ka gjuhë afirmative, e  mbron luftën tonë të drejtë, bën ftesë që standardet evropiane të gjykimit të drejtë dhe ato të Kushtetues të Kosovës të mbrohen, dhe mendoj se nuk do duhej të na ndante politikisht. Jam i lumtur që pothuajse të gjithë kanë votuar pro kësaj rezolute. Është një hap shumë i rëndësishëm për të mbrojtur Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët në Hagë”, u shpreh deputeti para mediave.

“Rezoluta është hartuar nga një grup i profesorëve të Universiteteve të Kosovës. Është deponuar në Kuvendin e Kosovës në formën e një peticioni. Krejt çka kemi bërë ne, dhe kolegë të tjerë të partive të tjera, e kemi marrë atë tekst dhe e kemi proceduar në Kuvend për ta miratuar. Nuk mund të kishte ndërhyrje në një tekst autorësinë e të cilit nuk e kemi, por autorësinë e të cilit e kanë hartuar ata profesionistë”.

Related Articles