Komisioni Evropian sapo ka miratuar një trajtim të ri për parandalimin e një virusi të zakonshëm dhe shumë ngjitës që shkakton bronkitin tek foshnjat.
Kompantia AstraZeneca e Britanisë së Madhe dhe Sanofi e Francës thanë të premten ilaçi i tyre i sapomiratuar ‘nirsevimab’, është trajtimi i parë për të parandaluar sëmundjet e rënda të shkaktuara nga virusi “sincicial” i frymëmarrjes (RSV) tek foshnjat.
Ky lloj virusi infekton pothuajse të gjithë fëmijët deri në moshën dy vjeçare, thanë kompanitë, shkruan Euronews.
Shkaku më i zakonshëm i bronkiolitit, është një infeksion respirator që mund t’i sëmurë rëndë foshnjat dhe shkakton shtrimin e tyre në spital.
Në Shtetet e Bashkuara, produkti është ende nën shqyrtim si një terapi e mundshme përparimtare.
Teknikisht nuk është një vaksinë, por një trajtim me antitrupa, i cili rrit imunitetin tek foshnjat.