Miratohet kërkesa e opozitës, Kurti raporton sot para deputetëve për dialogun

Miratohet kërkesa e opozitës, Kurti raporton sot para deputetëve për dialogun

Kuvendi i Kosovës me shumicë dërmuese mbi 80 deputetë, kanë miratuar mocionin e propozuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mbështetur tutje edhe nga opozita parlamentare, që kryeministri Albin Kurti të raportojë mbi çështjen e dialogut.

Seanca u vendos që të nis nga ora 13:00, ku kryeministri Albin Kurti, pritet të raportojë për takimin e tij të fundit në Bruksel, specifikisht për propozimin evropian, marrëveshje e cila verbalisht u tha se u miratua mes Kosovës dhe Serbisë.

Related Articles