Miratohet në lexim të parë projektligjin për energjinë me 58 vota për

Miratohet në lexim të parë projektligjin për energjinë me 58 vota për

Kuvendi ka miratuar me 58 vota për, 15 kundër dhe një abstenim shqyrtimi i parë i projektligjit për energjinë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë atë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, kritikoi procedurën

“Ndërsa sa i përket ligjit që sot kemi përpara, e kemi thënë në lexim të parë, po e përsëris, puna e parë e këtij ligji është shmangia nga llogaridhënia dhe përgjegjësia e Kuvendit dhe bartja e përgjegjësisë te një ministri për një pjesë të sektorit të mjedisit, jashtëzakonisht delikat. Pra, në këtë rast, ne po e trajtojmë këtë jo siç ka qenë më parë me rregulla pak më të thjeshta, por po ia bartim ministrisë së infrastrukturës. Unë edhe e kuptoj reformën, por nuk e kuptoj reformën në procedura të përshpejtuara, pa debat me publikun, pa debat me akterët profesionistë, pa shoqërinë civile, pa media, duke u munduar t’i ndryshojmë bazat e legjislacionit”, tha Shala.

Related Articles