Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ndarjet e buxhetit për komunat e Kosovës.
Ajo tha se 1.8 milionë euro janë ndarë për Lipjanin, ndërsa 8 milionë për Shtime, derisa shtoi se Lipjani është më i madh se Shtimja për nga numri i banorëve dhe territori.
“Ne e kemi parë që VV, ka pasur edhe në të kaluarë shpërndarje politike të buxhetit, mirëpo ajo çfarë shihet tash është tepër e theksuar. Ne kemi komunën e Lipjanit, që në terma të numrit të banorëve dhe në terma të territorit është më e madhe se komuna e Shtimës dhe nga ministritë e linjës në komunën e Lipjanit shkojnë vetëm 1.8 milionë investime kapitale, dnërsa në Shtime shkojnë rreth 8 milionë”.
“Ne assesi nuk jemi kundër investimeve në Shtime, por në kohën kur Ministria e Financave i mban 271 milionë të pashpërndara është jashtëzakonisht keq që këto mjete nuk i shpërndan në të gjitha komunat e Kosovës”, tha ajo në “Frontal” të T7.