Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj ka miratuar masat e reja anti-COVID që do të hyjnë në fuqi nga nesër, raporton Gazeta Enigma.
Ndër këto masa është vendosur edhe për orarin e punës së gastronomisë dhe mënyrën e punës.
“Gastronomia do të punojë vetëm në ambientet e hapura dhe atë deri në orën 21:30 dhe masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve deri në orën 22:00. Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara që të punojnë vetëm me staf esencial deri me datën 13 shtator,. Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë si certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që tu lejohet hyrja në ambientet e punës”, ka thënë ministri Vitia.