Komisioni për Buxhet Punë dhe Transfere ka miratuar raportin vjetor për shpenzimet e Kuvendit të Kosovës në vitin 2020. Në këtë mbledhje ka raportuar sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, i cili ka dhënë sqarime për anëtarët e komisionit.
Në raportim në Komision ishte edhe sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi. Teksa anëtari i komisionit, Pal Lekaj ka pyetur për numrin e të punësuarve në Kuvend dhe a ka të punësuar për shërbime të veçanta.
“Totali i të punësuarve është 415.Nga viti 2008 e këtej Kuvendi nuk asnjë zyrtarë me kontratë mbi vepër”, ka thënë Krasniqi.
Anëtari i Komisonit nga PDK Mërgim Lushtaku ka kërkuar që të rishikohet pagesa për ekspertë të komisoneve. Sipas Lushtakut asnjë ekspertë s’do të pranonte të punonte për 20 euro në ditë aq sa një punëtor krahu.
“Ne e kemi një rregullore e cila përcakton shumën prej 800 euro pagë për një këshillues ekspertize, dhe në bazë të asaj veprojmë”.
Eman Rrahmani ka pyetur për punësimin e personave me nevoja të veçanta në Kuvend kurse Ismet Krasniqi ka njoftuar që kanë të punësuar shtatë persona të kësaj kategorie. Kryetari i Komisionit, Armend Muja, ka pyetur për rekomandimet qe i ka dhënë Kuvendit Auditori dhe sa janë zbatuar ato.
“Ne jemi mirënjohës për punën e Auditorit që ka bërë. Rekomandimet e dala janë zbatuar që kanë qenë gjithsej katër″, tha Krasniqi.