Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar vendimin e Qeverisë për aprovimin e kërkesës për miratimin e Buxhetit për Komunat, raporton Gazeta Enigma.
Aprovimi i buxhetit nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere u bë për komunën e Gjakovës, Prizrenit, Suharekës, Malishevës, Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Podujevës për vitin 2022 nga Kuvendet Komunale.
Këtë vendim e ka arsyetuar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili theksoi se këto komunat kanë respektuar kufijtë buxhetor të përcaktuar nga Ministria e Financave./Gazeta Enigma/