Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka bërë të ditur se Mirishahe Tasholli, e njohur për njohuritë e saja në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të diplomaciosë, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.
Sipas njoftimit të Bujës në Facebook, Mira përfaqëson gjeneratën e re të grave lidere, që nuk presin, por veprojnë,
“Mirishahe Tasholli (Mira) aderon në PDK Fuqi e re, dije dhe përkushtim për ndryshim! Partia Demokratike e Kosovës po forcohet çdo ditë me figura të reja, të përgatitura dhe të përkushtuara për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më funksionale. Aderimi i Mirishahe Tashollit në PDK është dëshmi e këtij besimi dhe drejtimi të qartë për të ardhmen”.
“Mirishahe Tasholli vjen me një profil të jashtëzakonshëm profesional dhe arsimor, me studime të përfunduara në Administratë Publike dhe Diplomaci, si dhe është Magjistre e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë studime të kryera në Shkup. Ajo ka përvojë të drejtpërdrejtë në institucione kyçe të shtetit, nga Kuvendi i Kosovës dhe Gjykata e Apelit, e deri te qendrat e shërbimeve sociale dhe institucionet shëndetësore. Ajo është një zë i formuar në debat, një mendje kritike dhe një vajzë me përgatitje të thellë në qeverisje, të drejtat e njeriut dhe komunikim publik. E certifikuar në dhjetëra trajnime ndërkombëtare dhe vendore nga diplomacia dhe protokolli në London College, te lufta kundër korrupsionit dhe shërbimet për komunitete vulnerabël, ajo gjithashtu është e certifikuar nga një organizatë që vepron në kuadër të NATO-s në Kosovë për çështje të sigurisë”, ka shkruar Buja.
‘Mira përfaqëson gjeneratën e re të grave lidere, që nuk presin, por veprojnë. Ka qenë Drejtuese e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në Lëvizjen Vetëvendosje në Lipjan. Me aderimin e saj në PDK, Mirishahe Tasholli i bashkohet një platforme që u jep hapësirë ideve, iniciativës dhe punës për të mirën e përbashkët. Ajo vjen për të fuqizuar zërin e të rinjve, të grave dhe të profesionistëve në jetën publike dhe politike të Lipjanit e më gjerë. PDK është zgjedhja e atyre që nuk rrinë duarkryq. PDK është shtëpia e atyre që punojnë për qytetarin. Mirishahe Tasholli: mirë se erdhe në shtëpinë e të fortëve, të guximshmëve dhe të vendosurve për ndryshim!”.