Policia njofton se patrulla policore ka raportuar se ka vërejtur në tabelat e rrugës rajonale Ferizaj-Prizren, posterë me mbishkrimin “mirësevini në Asociacionin e komunave serbe”, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, derisa lidhur me rastin është njoftuar prokurori, me vendim të të cilit është hapur rasti i lartcekur.
“Shtërpcë, 23.09.2021 – 18:00. Patrulla policore ka raportuar se ka vërejtur në tabelat e rrugës rajonale Ferizaj-Prizren kanë vërejtur posterë me mbishkrimin “mirë se vini në asociacionin e komunave serbe”. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të cilit është hapur rasti i lartcekur”, thuhet në njoftim.