Festivali “Mirëdita-Dobar dan”, daton nga viti 2014. Ky festival, që ka për qëllim afrimin e njerëzve, krijuesve në radhë të parë, nga Prishtina dhe Beogradi, është shoqëruar me probleme, që rrënjët i kanë thellë në politikë.
Problemet e incidentet janë paraqitur gjatë organizimeve në Beograd. Kjo, po ndodh edhe sivjet. Derisa zyrtarët serb, e cilësojnë festivalin më shumë se një provokim, organizatorët thonë se do të bëjnë maksimumin që festivali të mbahet.
Festivali “Miërdita-Dobar dan” ka një historik 10 vjeçar. Synon t’i bashkoj krijuesit nga Prishtina dhe Beogradi, duke u organizuar në të dyja kryeqytetet derisa në Prishtinë organizimet kalojnë pa problem, në Beograd ka incidente e sulme. Kështu me gjasë do të jetë edhe sivjet.
Gazetari Idro Seferi e ka përcjellë festivalin me vite. Duke bëri rekapitullimin e organizimeve të mëhershme, thotë se festivali nuk ia ka dalur të sjell normalitet.
“Ky festival ende nuk ka arritur të sjell në normalitet në marrëdhëniet kulturore, ose shkëmbimin kulturor mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk është siç ka ndodhur me vendet e tjera. Ka ekzistuar dikur edhe një festival për Sarajevën në Beograd, por pas shumë vitesh është normalizuar”, tha Seferi.
Drejtoresha ekzekutive e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sofija Todoroviq këmbëngul se do të tentojnë që festivalin ta mbajnë më 27, 28 që përputhet me Vidovdanin, dhe 29 qershor.
“Ne kemi bërë çdo gjë që festivali të kaloj në rregull. Çfarëdo lloj insinuate, që në Serbi tash janë shumë të popullarizuara rreth datave të festivalit, janë të pasakta dhe më shumë flasin për ata që këtë e kanë gjënë e parë në mendje, se dikush do t’i provokoj. Besoj që vetëm njerëzit që shpesh provokojnë mund të mendojnë kështu për veprimet e të tjerëve”, tha ajo.
Krijuesit nga Kosova, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë festival.