Gazetari dhe analisti, Ilir Mirena, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth problemit të mungesës së materialeve prodhuese të pasaportave, me të cilën shteti i Kosovës po përballet tash e një kohë të gjatë.
Mirena mendon se këtu nuk është problemi i mungesës së materialeve, mirëpo sipas tij problemi qëndron tek tenderi.
Sipas tij, partia në pushtet po e krijon një strukturë të re të bizneseve.
Sipas tij, nuk është problem mungesa e letrës por e kompanisë, që sipas Mirenës duhet “t’i plotësoj kriteret ideologjike të Qeverisë Kurti”.