Misteri i errët i “Pandës” – Krimi i kryer 27 vjet më parë nga Serbia për t’ua vënë fajin shqiptarëve

Misteri i errët i “Pandës” – Krimi i kryer 27 vjet më parë nga Serbia për t’ua vënë fajin shqiptarëve

U mbushën plotë 27 vite nga ngjarja tragjike që ndodhi më 14 dhjetor 1998, kur gjashtë të rinj serbë u vranë në një lokal të vogël në Pejë, i njohur si “Panda”, në një akt që u organizua dhe kurdis nga shteti serb për të hedhur fajin mbi shqiptarët. Ngjarja ka lënë pas një tragjedi të thellë për familjet e viktimave dhe ka shpërthyer tensione etnike në kohën e luftës.

Në skenarin e organizuar nga Serbia, u qëlluan për vdekje: Ivan Radeviq (25), Ivan Obradoviq (14), Vukota Gvozdenoviq (16), dhe Dragan Trifoviq (17). Dy të tjerë, Svetislav Ristiq (18) dhe Zoran Stanojeviq (17), u plagosën rëndë dhe më pas vdiqën në spital nga plagët e marra. Dy persona të panjohur, të armatosur dhe të maskuar, kishin hyrë në lokal dhe hapën zjarr ndaj të rinjve serbë, duke i lënë ata të vdekur ose të plagosur rëndë.

Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet serbe e përdorën këtë incident për të akuzuar pesë të rinj shqiptarë nga Peja, të cilët, pa prova të mjaftueshme, u dënuan për veprën penale të “veprimtarisë armiqësore”. Ata u burgosën dhe vuajtën tortura të rënda në burgjet e Serbisë. Megjithatë, ata u liruan pas vetëm një muaji nga fillimi i dënimit, falë ndërhyrjes së Kryqit të Kuq dhe ndërkombëtarëve.

Kjo ngjarje është një kujtesë e dhimbshme e manipulimeve dhe padrejtësive që shqiptarët përjetuan gjatë periudhës së luftës, ku Serbia përdori çdo mundësi për të mbjellë urrejtje dhe për të krijuar konflikte mes grupeve etnike. Të rinjtë shqiptarë, të cilët u dënuan dhe torturuan pa faj, janë një shembull i vuajtjeve që shqiptarët e Kosovës përjetuan në periudhën e luftës dhe pasluftës.

Deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të bëra disa vite më parë, kanë nxjerrë në pah një të vërtetë të hidhur që ka mbetur e shtypur për shumë vite. Vuçiq, në një intervistë për mediat ndërkombëtare, pati pranuar se krimi i njohur si “Masakra e Pandës”, i ndodhur më 14 dhjetor 1998 në Pejë, nuk ishte kryer nga shqiptarët, siç u pretendua për shumë vite nga shteti serb dhe mediat pro-qeveritare të Beogradit.

Përveç viktimave të këtij incidenti, ky rast ka lënë një pasqyrë të errët të sistemit të drejtësisë në Serbi dhe ka theksuar rëndësinë e drejtësisë dhe transparencës për të zbardhur të vërtetën e ngjarjeve historike.

Related Articles