Mitrovicë: Aksident trafiku me fatalitet

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Shaban Polluzha”, në Mitrovicë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person i cili po drejtonte biçikletën dhe është goditur nga një veturë në lëvizje.

“Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi derisa ai ishte duke drejtuar biçikletën është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte një mashkull kosovar”,thuhet në njoftimin për media.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje.

Related Articles