Policia e Kosovës ka dhënë detaje për grabitjen që ka ndodhur gjatë ditës së premte në Mitrovicë në një institucion mikrofinanciar.
Sipas njoftimit të PK-së në orët e pasdites është arrestuar një person 63-vjeçar i dyshuar.
“I dyshuari D.D 63 vjeçar, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe dyshohet se në këtë rast kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Është njoftuar prokuroi i shtetit ndërsa me urdhër te gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer një kontroll në një lokacion ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftim.
Grabitja ka ndodhur në rrugën Mbretëresha Teutë, dhe se nënkërcënime të armës një person i dyshuar kishte grabitur një shumë të parave nga institucioni në fjalë dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.