Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Mitrovicës nga 17 janari ka nisur aksionin për largimin e produkteve të cilat tregtarët i vendosin në trotuare, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Drejtori, Valon Brahimi, ka thënë “se inspektime do të ketë përherë gjatë këtij mandati, në mënyrë që të lirohet qyteti. Kjo nuk u mirëprit shumë nga tregtarët, që u treguan të gatshëm të paguajnë qira, e disa që nuk kanë lokale, thanë se do të dalin sërish në rrugë, derisa ta kenë një vend adekuat për treg”.
Ndërkaq, disa qytetarë e përkrahin këtë vendim, të cilët thonë se edhe produktet, veçanërisht pemët e perimet, tashmë do të jenë më të sigurta dhe pa pluhur, i cili mund të bartte edhe sëmundje./Gazeta Enigma/