Një rast i pazakontë ka ndodhur në Mitrovicë, ku një burrë dhe vajza e tij 10-vjeçare, janë sulmuar nga ish-bashkëshortja e të njëjtit.
Rasti ndodhi mbrëmjen e së hënës.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje, ai dhe vajza e tij e moshës 10 vjeçare, ishin sulmuar fizikisht nga ish bashkëshortja”, thuhet në njoftimin e Policisë.
E dyshuara është kërkuar nga policia, por nuk është hasur, ndërkohë që rasti është duke u hetuar.
