Mëngjesin e sotëm në parkun e qytetit në Mitrovicë një person është therrur me thikë, shkruan Mitropol.
Rasti u konfirmua për “Mitropol” nga Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë të Jugut, Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 10:10, është raportuar se në parkun e qytetit në Jug të Mitrovicës, një person është sulmuar nga dy persona të dyshuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjeti të mprehtë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin.”, tha ai.
Deri te rasti dyshohet të ketë ardhur pasi që viktimës i është kërkuar cigare, i cili pasi nuk u ka dhënë është therrur me thikë nga të dyshuarit.