76-vjeçari që u godit sot nga një veturë në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut, është transferuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këto detaje i bëri të ditu zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu.
“Pas ekzaminimeve me CT, janë konstatuar lëndime në toraks dhe rasti është referuar për trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK!”, tha ai për Klanin.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut.
“Rreth orës 18:25, në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia është duke kryer procedurat hetimore lidhur me aksidentin”, tha ai.
