Ngjarja e rëndë ku tre pjesëtarë të familjes Haliti nga Gjilani ndërruan jetë si pasojë e helmimit nga kërpurdhat në Shqipëri, tronditi opinionin publik.
Sot në “Abc-ja e mëngjesit”, ishte e ftuar mjekja toksikologe në Spitalin Amerikan, Sonila Bitri e cila foli për rriskun që paraqesin ngrënia e kërpudhave helmuese.
Mjekja shpjegoi se shpesh pacientët e anashkalojnë rrezikun e lartë që paraqesin toksinat në kërpudha, por kur prekja e organeve të brendshme mund të rezultojë fatale.
“Helmet nga toksinat janë përgjegjëse për shenjat klinike që dhe kjo familje ka patur. Shenjat gastrointensinale, të vjellat dhe të përziera apo pak dhimbje koke dhe një temperaturë janë shenjat e para që kanë pacientët me toksikim nga kërpudhat. Dhe jo gjithmonë e çojnë pacientin në urgjencë. Neglizhohet nga individët dhe në informacionin që i japin mjekut kur shkojnë në qendra shëndetësore.
Zgjat disa ditë, shenjat e para është faza gastrintesinale, në të dytën ndodh një përmirësim i lehtë, individi ndihet më mirë, dhe në fazën e tretë fillojnë komplikacionet serioze që prekin mëlçinë dhe veshkat. Ndodh dëmtimi qelizor, disa kërpudha dëmtojnë ADN dhe ARN, gjithë aktivitetin bazë të qelizës dhe trajtimet specifike nuk është se e kthejnë pas dëmtimin që ka nisur.”, tha mjekja.