Mjeku Niko Beqarovski përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka shpjeguar disa nga simptomat e para të variantit të virusit korona i cili është aktualisht aktiv.
Mjeku paralajmëron se “diarreja, të përzierat dhe të vjellat janë shumë shpesh simptoma e parë që ju jeni të infektuar me variantin Omicron BA-5”.
Siç thekson mjeku Beqarovski në statusin e tij në Facebook, rreth 50% e pacientëve me këtë lloj, herët a vonë në rrjedhën e sëmundjes manifestojnë sindromën gastroenterokolitike.
“Prandaj, këtë verë, kur shfaqen këto simptoma, “mos fajësoni menjëherë ushqimin që keni ngrënë atë ditë por shmangni kontaktin me të moshuarit dhe anëtarët e sëmurë të familjes për disa ditë”, ka shkruar doktor Beqarovski.
Theksojmë se rastet me Covid-19 në vend, vazhdimisht javëve të fundit kanë shënuar rritje.