Mjeku vdes në vendin e punës në Spitalin e Pejës

Mjeku vdes në vendin e punës në Spitalin e Pejës

Mjeku Reshat Emra ka vdekur në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës të shtunën. Siç ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm i Pejës, Emra ka vdekur si pasojë e infarktit. Në njoftim të Spitalit thuhet se ai gjeti vdekjen në vendin e punës, në shërbim të pacientëve gjatë ditës ku ishte kujdestar.

“Shumë net pa gjumë e angazhim vetëmohues. Ky është angazhimi i mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për t’u shërbyer pacientëve. Në situatë të tillë ishte edhe Dr.Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja. I paharruar do të jetë gjithmonë kujtimi për ju Dr.Reshat Emra”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Pejës ka thënë se ka kërkuar që të kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë për të hequr dyshimet.

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dalë në vend të ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo për t’i hequr të gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Related Articles