“Mjeranë që përsërisnin trillimet e tyre”, Berisha del nga SPAK, tregon për çfarë u pyet

“Mjeranë që përsërisnin trillimet e tyre”, Berisha del nga SPAK, tregon për çfarë u pyet

Ish kryeministri Sali Berisha pasi u mor në pyetje për dosjen e privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv “Partizani” për rreth 2 orë brenda ambienteve të SPAK, në dalje dha një deklaratë për gazetarët. Lideri i opozitës për gazetarët tregoi për çfarë u pyet por pyetjet e tyre i cilësoi “idiote”. Ai shtoi se ndaj tij nuk kishte asnjë provë.

Berisha: …Prova? Ça prova mo? Asnjë provë mo. Kishte mashtrime, riciklim të mashtrimeve. Mjeranë që ripërsërisnin trillimet e tyre. Se ligji thoshin, kur u tregova ligjin e vitit 2004 dhe nenin që detyron shtetin që niset për shpronësim, t’i jepet të shpronësuarit, por ata e kishin fshehur siç kanë fshehur me qindra dokumente të tjera për të montuar piramidën politike të urdhëruar nga Edi Rama.
…Nuk e mor vesh se kush drejtonte më shumë, ata mua apo unë atyre. Pyetje konkrete? Kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta? Se nga e kishin marrë listën, nga zyrat e Edi Ramës. Pyetje tjetër, se çfarë pune ka bërë Abi Malltezi.

Pyetën a ke dijeni ti për aktin e kontrollit të këtij kolonelit apo gjeneralit? Një trillim i mirëfilltë i tyre se ai akt nuk ka asnjë lidhje me privatizimin. Është një mashtrim i mirëfilltë i tyre. Ai kontroll është ushtruar sepse gjenerali për një arsye apo një tjetër, mbante peng sendin e blerë nga pronarët. Privatizimi kishte përfunduar dhe me muaj të tëra, ai objekt shfrytëzohej në mënyrë mafioze nga Paro Laçët dhe ata që paguante Paro Laçi. Edhe njëherë qartësoj se qëndrimet e gjeneral Qirjazit nuk kishin asnjë lidhje, sepse procesi i privatizimit kishte përfunduar 14 muaj më përpara. Pyetja e dytë ishte për letrat me vlerë. U përmbajta që të mos i fyeja. Pyejte tjetër, Genc na i kujto pak.. se ishin aq mediokre.

Genc Gjokutaj: Pyetjet ishin jashtë procedurës. Prokurori nuk kishte asnjë pyetje që t’i referohej provave. Ka rënë çdo masë sigurie.

Berisha: A ke ti dijeni për aktin e kontrollit të atij gjenerali?! Ai akt është trillim, nuk ka lidhje me privatizimin.

Related Articles